25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi motomjeti i tij u aksidentua në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”. është identifikuar si Ergest Qenani.
Sipas policisë, mësohet se i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Tepelenë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.







