Ballina Politika KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit, zëvendëson Brunilda Mersinin në Vlorë

KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit, zëvendëson Brunilda Mersinin në Vlorë

97
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetes Briseida Çakërrit, në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës.

Çakërri merr vendin e Brunilda Mersinit, e cila dorëzoi mandatin për t’u kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, KQZ konfirmoi se Çakërri ishte pasuesja me më shumë vota në listën e kandidatëve të PS-së të zgjedhjeve të 11 majit.

Ndërkohë, në garën për Bashkinë e Vlorës më 9 nëntor do të përballen Brunilda Mersini si kandidate e Partisë Socialiste dhe Dijonis Sota, kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.