Ballina Politika “Në dosjet e Lubi Ballukut janë mbi 2.2 miliardë euro”- Sali Berisha:...

“Në dosjet e Lubi Ballukut janë mbi 2.2 miliardë euro”- Sali Berisha: Zyrtarët që janë bërë milionerë i mbyllin çështjet me qese parash

68
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sërish ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kreu i Demokratëve tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se dosjet e Lubi Ballukut  ne SPAK janë mbi 2.2 miliardë euro.

Ish kryeministri ngriti dyshime se zyrtaret qe jane bere milioner i mbyllin dosjet me ryshfet.

“Në Ushtrinë e Lubisë ju garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Vetëm në një verë janë shperdoruar 16 milionë euro në tregun energjetik”, tha kreu i PD.

Berisha: Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt ryshfeteve, prandaj dhe aty kthehen në turshi ato. Zyrtarët që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur i shkojnë dosjet atje i mbyllin përmes ryshfetit.

Në dosjet e Lubi Ballukut janë mbi 2.2 miliardë euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milionë euro. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash. Kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.