Ballina Bota “Nuk më lejohet të kandidoj për mandat të tretë”/ Trump: Është për...

“Nuk më lejohet të kandidoj për mandat të tretë”/ Trump: Është për të ardhur keq, sondazhet me nxjerrin…

61
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi sot se nuk i “lejohet” të kandidojë për një mandat të tretë.

Trump tha se është për të ardhur keq, pasi sipas tij, të gjtha sondazhet e nxjerrin në nivelin më të lartë.

“Popullariteti im është në nivelin më të lartë në sondazhe. Dhe, e dini, bazuar në atë që kam lexuar, nuk mendoj se më lejohet të jem kandidat. Kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë, është për të ardhur keq”, tha Trump, ndërsa po udhëtonte drejt Koresë së Jugut.