Ballina Bota Operacioni policor më vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbën jetën

Operacioni policor më vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbën jetën

66
0

Mbi 40 trupa u gjendën ditën e sotme, në rrugët e favelave Penha në Rio de Janeiro, sipas dëshmive të banorëve, një ditë pas operacionit më vdekjeprurës policor kundër krimit të organizuar në shtetin e Rio de Janeiros.

Autoritetet e Rio de Janeiros njoftuan ditën e djeshme se të paktën 64 persona, përfshirë katër policë, humbën jetën gjatë operacionit, ndërsa një raport i përditësuar pritet të publikohet gjatë ditës.

Banorët vendosën trupat në rrugë duke kërkuar të afërmit e tyre të zhdukur pas operacionit, sipas dëshmive okulare.

Operacioni policor cilësohet si një nga më të dhunshmit në historinë moderne të Brazilit, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetime për shkakun e vdekjeve.

Operacioni përfshiu policë në helikopterë dhe automjete të blinduara dhe synonte organizatën e njohur si “Red Command” në favelat me të ardhura të ulëta, sipas policisë.

Të paktën 81 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan 93 armë automatike dhe mbi gjysmë tonë drogë.

Sipas autoriteteve, të vdekurit “kanë kundërshtuar veprimet policore”.

Ky operacion u zhvillua pak ditë para se Rio të mirëpriste ngjarje të lidhura me Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, COP30, përfshirë takimin botëror të kryebashkiakëve të rrjetit C40 dhe ceremoninë e çmimeve Earthshot, të themeluar nga Princi Ëilliam i Britanisë.

Policia ka një traditë organizimi të operacioneve të mëdha kundër krimit të organizuar para ngjarjeve ndërkombëtare të rëndësishme, si Lojërat Olimpike të vitit 2016, samiti G20 në 2024 dhe samiti i BRICS në korrik.