Ballina Opinion Pothuaj 50% probabiliteti që të shkojmë në Botëror

Pothuaj 50% probabiliteti që të shkojmë në Botëror

91
0

Nga Eduard Zaloshnja

Ndeshja Serbi-Shqipëri (ku ne fituam me golin historik të Manajt), për mua si statisticien (që nuk kam luajtur vetë asnjë minutë futboll), ishte një nga pengesat më të vështira statististikore që kam analizuar deri më sot në çdo fushë studimore!

Por ne e kaluam me sukses “pengesën statistikore Serbi”. Dhe pas asaj pengese të kaluar, një rrugë më e gjerë na është hapur statistikisht për të shkuar në Botëror…

Në nëntor, ne kemi sfidën me modestët (statistikisht) në Andorë, e më pas presim të frikshmit anglezë (statistikisht) në Tiranë. Por mos të harrojmë se Serbia përballet me këta të fundit në Wembley…

Duke presupozuar se arrjmë në Play-Off (probabiliteti 75%), do të na duhet të përballemi me ekipe si Sllovakia, Skocia, Ukraina, Hungaria, Polonia, ose Çekia (si ekipe të mundshme në vazon e dytë). Për të shkuar në Botëror, duhet të mundim dy ekipe rresht nga këto të vazos së dytë (probabilititi i suksesit të dyfishtë 41%).

Të gjithë skenarët e mësipërm i përfshiva në një model simulacioni statistikor, bazuar në statistikat e publikuara deri më sot për kombëtaret e ndryshme dhe futbollistët e grumbulluar në to. Dhe nga 40 mijë simulacione të modelit tim statistikor, më rezultoi se Shqipëria e ka probabilitetin 49.8% (pothuaj 50%) për të shkuar në Botëror.

Mos qofsha i gabuar në përllogaritjet e mia statistikore!!!