Ballina Bota ​Pse dështoi eksperimenti i Delhit për smogun toksik me shi artificial?

​Pse dështoi eksperimenti i Delhit për smogun toksik me shi artificial?

56
0

Autoritetet në Delhi, India, kryen një provë të pasuksesshme të “mbjelljes së reve”, teknikë për të stimuluar reshjet e shiut, për të përmirësuar ndotjen e ajrit,

Eksperimentin e realizuan IIT Kanpur dhe qeveria e Delhi, duke përdorur një avion Cessna për të shpërndarë grimca iodidi argjendi dhe klorid natriumi. Për shkak të mungesës së lagështisë, reshjet nuk ndodhën, por u regjistrua një ulje e lehtë e grimcave PM 2.5.

Eksperti Manindra Agarwal theksoi se kjo nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për ndotjen. Cloud seeding funksionon vetëm me nivel të mjaftueshëm lagështie dhe ka rezultate të pasigurta.

Sipas BBC, kjo ishte provë e parë për ndotjen në 53 vjet, ndërsa eksperimente të ngjashme më parë ishin për menaxhimin e thatësirës.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë është e shtrenjtë, me sukses të kufizuar dhe efektet e saj afatgjata në cilësinë e ajrit nuk janë të dokumentuara. Globalisht, rezultatet e “mbjelljes së reve” janë të përziera.