Ballina Bota ​Rritet bilanci i të vdekurve në Rio de Janeiro, 132 viktima pas...

​Rritet bilanci i të vdekurve në Rio de Janeiro, 132 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

83
0

Të paktën 132 persona kanë humbur jetën në operacionin e përgjakshëm policor kundër organizatws kriminale Comando Vermelho (Komanda e Kuqe) në metropolin bregdetar brazilian të Rio de Janeiro-s.

Gjatë përleshjeve, kriminelët vendosën barrikada, dogjën autobusë dhe ngritën postblloqe të improvizuara, duke paralizuar trafikun dhe duke përhapur frikë në disa zona të qytetit. Sipas raportimeve, mijëra anëtarë të grupit kriminal janë përfshirë në përplasje.

Kryebashkiaku i Rio de Janeiros, Eduardo Paes, reagoi ashpër duke theksuar se qyteti “nuk mund dhe nuk do të mbahet peng nga kriminelët që duan të mbjellin frikë në rrugë”.

Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën 2, ndërsa 45 shkolla, klinika dhe qendra shëndetësore në zonat e prekura janë mbyllur përkohësisht, transmeton RTSH.

Operacioni, në të cilin janë angazhuar mbi 2,500 efektivë, vijon ende, dhe autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet. Zona e goditur është një nga më të populluarat e qytetit, me rreth 280 mijë banorë, ndërsa frika për shpërthim të dhunës gjatë natës mbetet e lartë.