Milorad Dodik ka reaguar pasi SHBA hoqi sanksionet ndaj tij, familjes dhe bëshkëpunëtorëve të tij.
Ai u shpreh mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump, duke u shprehur se sanksionet e tij ishin “padrejtësi” nga administratat e mëparshme amerikane.
“Jam mirënjohës ndaj Presidentit Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrigjimin e padrejtësisë së madhe që iu bë Republikës Srpska, përfaqësuesve të saj dhe familjeve të tyre – një padrejtësi e krijuar nga administratat e Obamës dhe Biden. Vendimi për heqjen e sanksioneve nuk është vetëm një rehabilitim ligjor, por edhe moral i së vërtetës për Republikën Srpska dhe të gjithë ata që i shërbejnë me nder asaj. Edhe një herë është treguar se e gjithë ajo që u tha kundër nesh ishte gënjeshtër dhe propagandë, mbi të cilën u ndërtua rrëmuja e madhe e krijuar nga Christian Schmidt, një rrëmujë që tani ai duhet ta pastrojë”, tha Dodik në platformën X.







