Ballina Politika “Shteti është dorëzuar”/ Reagon ‘Shqipëria Bëhet’: Krimi po na merr zvarrë, ndërsa...

“Shteti është dorëzuar”/ Reagon ‘Shqipëria Bëhet’: Krimi po na merr zvarrë, ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve

68
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Elton Laska, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të sigurisë publike në vend, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme për dështim total në garantimin e rendit dhe jetës së qytetarëve.

“Ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve, Ministria e Brendshme merret me pashaportizime dhe monopatina. Kjo është fytyra e një qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin. Në vend që të mbrojë jetën e qytetarëve, ajo bën propagandë”, deklaroi Laska.

Laska i referohet ditës së djeshme si “një të marte të zezë për Shqipërinë”, pas serisë së ngjarjeve të rënda që tronditën vendin në pak orë.

“Një 17-vjeçar që kthehej nga puna u përplas për vdekje në Vlorë, një zyrtar tatimesh u sulmua me tritol në Shkodër, një baba u vra nga i biri në Durrës, një turist në Berat dhe një punonjës restoranti në Tiranë humbën jetën brenda 120 minutave. Në të gjitha këto ngjarje, policia bën vetëm statistikat”, theksoi Laska.

Në fund të deklaratës, Sekretari i Përgjithshëm i ‘Shqipëria Bëhet’ kërkoi reagim urgjent edhe nga shoqëria shqiptare:

“Krimi po na merr zvarrë të gjithëve. Koha është për reagim të shoqërisë shqiptare, sepse nesër do të jetë vonë. Në një vend ku mbretëron krimi, askush nuk ka më imunitet.”