Ballina Kronika Superaksioni i policisë për tjetërsimin e pronave në Lezhë! 10 urdhër-arreste, mes...

Superaksioni i policisë për tjetërsimin e pronave në Lezhë! 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

60
0

Në Lezhë janë lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në këtë zonë. Mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe punonjës policie.

Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.

Ende nuk janë bërë publike emrat dhe detajet e personave të përfshirë, pasi operacioni vijon.