Ballina Kronika Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahia/ Apeli ndryshon masën për Marta Ginën, ‘detyrim...

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahia/ Apeli ndryshon masën për Marta Ginën, ‘detyrim paraqitje’ për dentisten

106
0

Apeli i Tiranës prish pjesërisht vendimin e Gjykatës së Tiranës për personat që janë marrë të pandehur për vdekjen e 3 vjeçarit Brian Spahia.

Shkalla e dytë e gjyqësorit ndryshoi vendimin për Marta Gina, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm la të pandryshuar vendimin për Roland dhe Ina Xhaxhi, pavarësisht kërkesës së tyre për heqje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”

Ndërsa ndaj dy dy mjekëve të IML , Elton Serani dhe Erindo Allo është hequr masa “pezullim nga detyra”, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore.

Brian Spahia humbi jetën 2 vite më parë në klinikën detare “Splendent”, pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë, si pasojë e mbidozës së anestezisë.