Ballina Kronika Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi...

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

65
0

Një vajzë 15-vjeçare nga Korça është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më prej një jave. Denoncimi është bërë në polici nga motra e saj, 19-vjeçarja S.R., e cila ka raportuar mungesën e së miturës F.R.

Sipas policisë, e mitura është larguar më datë 21 tetor pa njoftuar familjarët se ku po shkonte

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.