Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga Rama dhe Berisha për ndryshimet në Kushtetutë.
Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq.
“Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq.
Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keq më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marri në kontrolle drejtësinë”, u shpreh Shehaj.
 
            