Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.
Sipas burimeve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, dhe fatkeqësisht drejtuesi i tij, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.







