Ballina Kronika Aksidentoi një grua, AMP arreston policin

Aksidentoi një grua, AMP arreston policin

78
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në njoftimin e AMP-së thuhet se “Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Sipas AMP-së, nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.