Ballina Kronika Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin për “Rrumin” dhe vëllain e...

Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin për “Rrumin” dhe vëllain e deputetit socialist

123
0

Apeli i GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”.

E njëjta masë është konfirmuar edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, dhe shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e tokave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në të njëjtën seancë, para trupës gjykuese doli edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin Apeli po ashtu la në fuqi masën “arrest me burg”.

Kume dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.