Ballina Kuriozitete ​Arkeologët zbulojnë një fabrikë vere 1600-vjeçare në Turqi

​Arkeologët zbulojnë një fabrikë vere 1600-vjeçare në Turqi

119
0

Arkeologët zbuluan së fundmi një qendër të lashtë prodhimi vere pranë një kështjelle në Turqi dhe besohet se daton rreth 1.600 vjet më parë.

Qendra e prodhimit u gjet në një zonë malore në Turqinë juglindore, pranë fshatit Oymakli. Vendi përfshinte instalime për përpunimin e rrushit, së bashku me cisterna të përdorura për furnizimin me ujë dhe gurë bluarës, raporton Anadolu, përcjell KosovaPress.

Themelet e ndërtesës lënë të kuptohet se vendi daton në shekullin e katërt pas Krishtit.

Gërmimi u nxit nga zbulimi i “disa fragmenteve që konsiderohen me vlerë historike”, me mbështetjen e Ministrisë Turke të Kulturës dhe Turizmit.

Vendbanimi i epokës romake shtrihet në 37 hektarë dhe ndodhet pranë Kalasë Kahta, e ndërtuar gjatë shekullit të dytë p.e.s.

Zbulimi është një nga shumë zbulimet e lashta të bëra në Turqi në muajt e fundit. Në Olimp, një qytet port i lashtë në provincën turke Antalia, arkeologët zbuluan së fundmi mbetjet e banjës së madhe të një peshkopi të krishterë.

Më herët këtë verë, një banjë e lashtë romake u zbulua në Turqi, falë një kopshtari i cili më parë zbuloi një mozaik në të njëjtën zonë.