Aktori i famshëm tregoi transformimin e tij të fundit gjatë ndeshjes së katërt të finales së Serisë Botërore të ligës amerikane të bejsbollit.
Brad Pitt u shfaq me flokë të gjatë e të çrregullt biondë dhe mustaqe tërheqëse, shkruan E!Online.
Në një foto nga ndeshja, i veshur me një fanellë të bardhë të Dodgers, ai pozoi me basistin e Red Hot Chili Peppers, Flea.
Kjo pamje e ashpër është një kontrast i fortë me prerjen e shkurtër të flokëve që aktori 61-vjeçar mbajti në qershor në premierën e F1: The Movie.
I pyetur për arsyet e prerjes së shkurtër të flokëve, Pitt shpjegoi për People: “Sapo mbarova punën. Është për një personazh që po bënim.”
Prerja e shkurtër e flokëve u kujtoi njerëzve stilin që ai kishte në fillim të viteve 2000, por Pitt ka ndryshuar pamjen gjatë viteve, nga kaçurrelat e gjata biond në Legends of the Fall më 1994, deri te prerja e tij karakteristike e shkurtër në Fight Club 1999. Ai i mbajti flokët shkurt në premierën e Londrës disa muaj më parë.
Ylli i Ocean’s Eleven u transformua së fundmi për një rol tjetër, duke veshur një paruke të gjatë biond gjatë një xhirimi në Los Anxhelos.
Kujtojmë, Pitt është rikthyer në rolin e Cliff Booth për vazhdimin e ardhshëm të filmit Once Upon a Time in Hollywood, i cili do të shfaqet në Netflix
 
            