Ballina Kosovë Europa po dështon: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të...

Europa po dështon: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

98
0

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës paq gjyq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell u shpreh se Europa ka dështuar dhe nuk po reagon në lidhje me padrejtësinë që po i bëhet Thaçit.

Sipas tij, Thaçi duhet të padisë Hagën në gjykatë amerikane.

“Ka shumë arsye pse Europa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian. Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë.”, shkruan Grenell.