Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në sallën e gjyqit, ku palë në proces janë ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit në Gërdec dhe banorët e fshatit, të cilët humbën familjarët e tyre nga shpërthimi i municioneve.
Mediu ka akuzuar banorët e Gërdecit se janë të paguar nga Soros, duke ju hakërryer se ka 15 vite që endet gjyqeve dhe dëgjon akuzat e tyre.
Qëndrestarë të kësaj çështje janë anëtarët e familjes Durda, Zamira, bashkëshorti Feruzani dhe djali Geraldo Durda. Ata humbën djalin 7 vjeçar, i cili kishte dalë të luante me biçikletë por nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.
Megjithatë, ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që anëtarët e familjes Durda të dilnin nga salla e gjyqit, ndërsa Feruzani i është kthyer keq, kur ish-ministri në kohën e Qeverisë Berisha i akuzoi si të paguar, ndërkohë që ata kanë humbur djalin.
“15 vjet kam unë që pres”, është shprehur Feruzan Durda, teksa u ngrit në këmbë dhe ju përgjigj ish-ministrit. “Mos thuaj kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot”, ka shtuar ai.
Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.
Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 vjet kam unë që pres. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.







