Ballina Kuriozitete Fëmijët e zgjuar jetojnë më gjatë, shkenca shpjegon pse

Fëmijët e zgjuar jetojnë më gjatë, shkenca shpjegon pse

67
0

Hulumtime të reja hedhin dritë mbi një mekanizëm biologjik që lidh inteligjencën dhe jetëgjatësinë, dhe si mund ta përmirësojmë atë.

Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë vërejtur një fenomen të çuditshëm: fëmijët që shënojnë rezultate më të larta në testet e inteligjencës kanë tendencë të jetojnë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre me rezultate më të ulëta.

Por, a ishte kjo rezultat i faktorëve socialë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor më të mirë, apo kishte diçka më të thellë, ndoshta biologjike, që lidhte inteligjencën me jetëgjatësinë?

Një studim nga Universiteti i Edinburgut hedh dritë mbi këtë mister, duke zbuluar një lidhje gjenetike midis inteligjencës së fëmijërisë dhe jetëgjatësisë. Gjetjet u botuan në Genomic Psychiatry dhe bazohen në analizën e të dhënave nga më shumë se 400,000 njerëz.

Studiuesit krahasuan të dhënat gjenetike që lidhen me funksionin kognitiv të fëmijërisë – tek fëmijët e moshës 6 deri në 18 vjeç – me të dhënat gjenetike që lidhen me jetëgjatësinë.

Analiza tregoi një korrelacion të fortë midis të dyjave, duke ofruar provat e para se biologjia luan një rol të rëndësishëm në marrëdhënien midis inteligjencës dhe jetëgjatësisë.

“Rezultatet tona sugjerojnë se një pjesë e lidhjes midis aftësisë njohëse dhe jetëgjatësisë shpjegohet nga gjenetika e përbashkët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se marrëdhënia është e pashmangshme. Duke ndryshuar mjedisin, ne mund të ndikojmë në mënyrën se si shprehen gjenet dhe, për rrjedhojë, ta ndryshojmë këtë lidhje”, shpjegoi Dr. David Hill, një nga autorët e studimit, për DailyMail.