Një debat i ashpër shpërtheu në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Ulsi Manja. Tensioni nisi për kostumet dhe xhaketat e përdorura. Berisha akuzoi Manjëns u ka kërkuar kostume dhe çanta luksi bandave. Manja e sfidoi të krahasojnë të dy kostumet dhe të dërgohen për ekspertim tekstili.
Berisha: Të ka përdor telefonin pë rtë ëkrcanur gjykatësin, absolutisht po. Të ka përdor telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku. Tani të mbron Dumanin sot po s’ka njeri që të mbron nesër. Ato kostumet ku i ke ti, ku i ke ato kostumet.
Manja: Tani që të merremi vesh, se ty të ka kap sindromi i Stokholmit edhe s’rri dot pa mua në këtë seancë. Dakort, tani ke përmendur këto kostumet pafund, prit unë të sfidoj. Çfarë kostume vesh Ulsi Manja dhe çfarë kostume vesh Sali Berisha, hajde t’i nxjerrim, sa bën e jotja, sa bë e imja. Ta kam thënë këtu, ta kam thënë këtu dhe do ta përsëris, unë nuk pres të më dalë kush e të bëj protesta e të më shoqërojnë në raportin tim me drejtësinë. Raporti im me drejtësinë është një, s’ka nevojë fare. Atë ditë që drejtësia e vendit tim, drejtësia e vendit tim, do kërkojë një shërbim prej meje çfarëdo natyre, patjetër që do të respektojë drejtësinë e vendit tim, unë s’kam nevojë si ti, sa për këto Louis Vuitton e këto. E kam pyetur ChatGBT a ka çantë Louis Vuitton 5000€, më ka thënë s’ka. I thashë ma ka thënë Sali Berisha, më ka thënë shife se nuk është rregull. Për xhaketat dhe për kostumet të sfidoj që tani, unë jam gati, këtë kostum që kam vesh të vi aty te ti, ta nxjerrim edhe ti dhe unë dhe t’i çojmë për ekspertim tekstili, se vetëm copa jote, copa kostumit që ke bë 2000€.
 
            