Ballina Kronika I dënuar në Itali për dhunë në familje, kapet në Vermosh 58-vjeçari

I dënuar në Itali për dhunë në familje, kapet në Vermosh 58-vjeçari

106
0

Një 58-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vermosh, me qëllim ekstradimin në Itali.

Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe bazuar në informacionet e shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe bënë të mundur arrestimin e shtetasit Frederik Naçaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines në Itali e kishte dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.