Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të konsiderueshme prej 10.9%, krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.1%, krahasuar me Gushtin 2025. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 89 miliardë lekësh.
Ndërkohë, nga ana tjetër, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 34.2 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie prej 21%, krahasuar me një vit më parë.
Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga huaja e re për blerje banese, vlera e së cilës arriti në 4.75 miliardë lekë, nga 3.87 miliardë lekë një vit më parë. Rritja vlerësohet në rreth 25.5% miliardë lekë, ose gati 7.7% më shumë në terma vjetorë.
Nga ana tjetër, individët dhe institucionet që u shërbejnë atyre kanë rritur huamarrjen në mënyrë të ndjeshme po ashtu. Kreditë për këtë kategori u rritën nga 8.1 miliardë lekë në 9.53 miliardë lekë, me një rritje prej 17.9% krahasuar me Shtatorin e vitit 2024. Kjo tregon një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kredi nga individët, duke arritur rekord historik nëse marrim në analizë të njetin muaj të viteve të mëparshme.
Për sa i përket huave për biznesin rezulton t’i jenë rikthyer rritjes në muajin Shtator të këtij viti. Për këtë sektor u dhanë dhanë 24.56 miliardë lekë kredi, duke u rritur me rreth 24.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje të fortë të kreditimit në të gjitha segmentet, veçanërisht në atë të individëve dhe të sektorit të banesave. Ky trend reflekton një kërkesë të shtuar për financime personale dhe investime në pasuri të paluajtshme. Kredia në lekë ze peshën më të madhe, por gjithashtu ka shënuar edhe rritjen më të lartë.







