Ballina Lifestyle Mendimet e rrezikshme që duhet t’i largoni nga mendja

Mendimet e rrezikshme që duhet t’i largoni nga mendja

88
0

Ndonjëherë janë mendimet ato që dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë mendor dhe rrjedhimisht vetëbesimin. Është shumë e rëndësishme të marrim fuqinë e mjaftueshme për t’i kontrolluar dhe selektuar vetëm ato që na shërbejnë.

Ka mendime aq toksike, sa s’bëjnë gjë tjetër veçse përkeqësojnë situatat e përditshme të jetës sonë. Pasi t’i keni zbuluar cilat janë, mbajini sa më larg trurit!

Mendoni në ekstreme – Përveç të bardhës dhe të zezës, kujto që ka dhe ngjyra!

I analizoni gjërat më shumë seç duhet! – Kujto se gjërat janë të thjeshta, je ti që po i vështirëson.

Nuk e pranoni reagimin pozitiv! – Ndihesh gjithnjë sikur s’e meriton! Çliroje veten nga kjo ide dhe në vend të saj, besoji komplimentit që sapo t’u bë.

Lini emocionet të vendosin për ju – Duke menduar nën presionin e ankthit, e çoni veten drejt një vendimi të gabuar. Përballuni me frikën dhe shihni ç’është më e keqja që mund të ndodhë.

I përdor shumë fjalët “duhet”, “se s’bën”, “jam e detyruar” – Në vend të tyre thuaj “unë mundem” dhe “dua”.

Del shpejt në përfundime – Përpiqu të mos paragjykosh dhe të mos krijosh ato skenaret e famshme që bën zakonisht. Çliroje veten!