Ballina Lifestyle Michelle Obama për stilin e saj ndër vite: Nuk kam mbajtur kurrë...

Michelle Obama për stilin e saj ndër vite: Nuk kam mbajtur kurrë gërsheta në Shtëpinë e Bardhë, tani jam e lirë

97
0

Michelle Obama ka folur për ndryshimet e stilit të saj gjatë viteve si dhe për rëndësinë e flokëve natyralë dhe arsyen pse nuk mbajti kurrë gërsheta gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara publikimit të librit “The Look”, Michelle zbuloi se si tani e shijon lirinë për të mbajtur modelet e flokëve që i ka dashur që nga fëmijëria.

Michelle shpjegoi se si ishte të eksperimentonte me modën dhe të kthehej te modelet natyrale të flokëve që i pëlqejnë.

Për të, siç pohon ajo, mbajtja e gërshetave tani përfaqëson liri.”Gërshetat më lejojnë t’i bëj vetë, dhe pastaj është një gjë më pak për të cilën duhet të mendoj.

Kur nuk ekspozohem ndaj publikut, notoj, luaj tenis dhe gërshetat përfaqësojnë një lloj lirie për mua”, tha ajo.

Gjatë gjithë viteve në Shtëpinë e Bardhë, pohon se gërshetat nuk ishin një opsion si model flokësh, sepse mendonte se publiku nuk ishte gati për një stil të tillë nga zonja e parë.

“Nuk doja që flokët e mia të bëheshin shpërqendrim”, tha ajo.

Pasi u largua nga Uashingtoni, Michelle thotë se kishte ardhur koha për një ndryshim.