Një ortek i madh shpërtheu nga faqja veriore e Annapurna (pranë Everestit), në Nepal, duke mbuluar strehimin e alpinistëve në zonën Myagdi, brenda sekondash.
Masa e bardhë e borës ra me shpejtësi të lartë, duke krijuar re bore dhe presion të fortë ajri.
Kalimtarët e përshkruan përvojën si “një stuhi që bie nga qielli”, me disa që bërtisnin nga tmerri.
Pavarësisht ashpërsisë së ortekut, të gjithë alpinistët dolën të padëmtuar. Pasi orteku u qetësua, kampi u varros nën një shtresë të trashë bore.
 
            