Ballina Politika U thirr si person në dijeni për dosjen “21 janari”/ Lulzim Basha...

U thirr si person në dijeni për dosjen “21 janari”/ Lulzim Basha del nga SPAK! Ja çfarë deklaroi për mediat

103
0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi për më shumë se një orë.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Basha u ndal shkurtimisht përpara gazetarëve, duke theksuar se për momentin nuk mund të japë detaje për shkak të hetimeve që po zhvillohen.

“Duhet të ruaj sekretin hetimor, një herë tjetër do të kem konferencë për shtyp”, është shprehur Basha shkurtimisht për mediat.

Ish-kreu i Partisë Demokratike është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen me ngjarjen e 21 janarit 2011, kohë kur Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe Sali Berisha ishte kryeministër.

Kujtojmë se më 21 janar 2011, gjatë një proteste të opozitës së atëhershme përpara Kryeministrisë, u vranë katër protestues.