Ballina Kosovë 25 vjet nga rezoluta që ndryshoi historinë e grave në paqe dhe...

25 vjet nga rezoluta që ndryshoi historinë e grave në paqe dhe siguri

72
0

Janë mbushur 25 vjet nga Rezoluta 1325, pika që ndryshoi historinë e grave në paqe, siguri e më gjerë.

Presidenca e Republikës së Kosovës, shkruan se në vetëm tre vite, Kosova është shndërruar në qendër botërore të kësaj agjende përmes Qendrës së Ekselencës dhe Forumit Ndërkombëtar në Prishtinë, ku zëra nga mbarë bota janë bashkuar për drejtësi e barazi.

“Nga fuqizimi ekonomik te përfaqësimi në politikë e në ushtri, Kosova ka dëshmuar se gratë janë forca e paqes. Dhe për këtë arsye, pikërisht në tetor, në përvjetorin e Rezolutës, Presidentja Vjosa Osmani u nderua me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përmes këtij vlerësimi, u nderua puna, mundi dhe sakrifica e grave të Kosovës. Një vlerësim që, përveç nderit, vulos edhe një të vërtetë: përmes kësaj agjende dhe këtij forumi, Kosova jo vetëm që është bërë pjesë e hartës globale të ngjarjeve të mëdha, por edhe ka arritur suksese të rëndësishme diplomatike”, thuhet në shkrimin e publikuar në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

25 vjet nga Rezoluta 1325 – pika që ndryshoi historinë e grave në paqe, siguri e më gjerë

Në vetëm tre vite, Kosova është shndërruar në qendër botërore të kësaj agjende përmes Qendrës së Ekselencës dhe Forumit Ndërkombëtar në Prishtinë, ku zëra nga mbarë bota janë bashkuar për drejtësi e barazi.

Nga fuqizimi ekonomik te përfaqësimi në politikë e në ushtri, Kosova ka dëshmuar se gratë janë forca e paqes. Dhe për këtë arsye, pikërisht në tetor, në përvjetorin e Rezolutës, Presidentja Vjosa Osmani u nderua me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përmes këtij vlerësimi, u nderua puna, mundi dhe sakrifica e grave të Kosovës.

Një vlerësim që, përveç nderit, vulos edhe një të vërtetë: përmes kësaj agjende dhe këtij forumi, Kosova jo vetëm që është bërë pjesë e hartës globale të ngjarjeve të mëdha, por edhe ka arritur suksese të rëndësishme diplomatike.