Një elefant i egër shkeli një vajzë 8-vjeçare në ishullin indonezian të Sumatrës të enjten, duke e lënë atë me lëndime të rënda për jetën, raportuan mediat lokale.
Një tufë elefantësh kishte hyrë më parë në një zonë banimi në periferi të Pekanbaru-së, kryeqytetit të provincës Riau, sipas raportimeve të medias që citojnë autoritetet.
Aksidenti ndodhi kur tre elefantë u shfaqën para shtëpisë së familjes.
“Njëri prej tyre ishte shumë agresiv. Ne vrapuam drejt fushës së misrit, por na ndoqi”, i tha babai i saj gazetës Jakarta Globe.
Vajza e tij, Citra u shkel gjatë aksidenti, duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe thyerje kockash.
Ajo u dërgua në një spital në Pekanbaru, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Sipas raportimeve të medias, ajo është në koma.
Zyrtarët nga agjencia e ruajtjes së burimeve natyrore Riau (BBKSDA), thanë se elefantët ndoshta vinin nga një rezervat e afërt elefantësh dhe po ndiqnin një rrugë të vjetër migrimi që kalon nëpër fshatra dhe plantacione.
Agjencia ka dërguar një ekip për të monitoruar lëvizjet e kopesë dhe për t’i kthyer kafshët përsëri në pyll.
Konfliktet midis njerëzve dhe kafshëve nuk janë të rralla në Sumatra. Shpyllëzimi i pyjeve tropikale për mbjelljen e vajit të palmës dhe plantacioneve të drurit ka kufizuar rëndë habitatin e elefantëve.
Elefanti i Sumatrës (Elephas maximus sumatranus) konsiderohet në rrezik kritik nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Sipas WWF-së, në të gjithë botën kanë mbetur më pak se 2,000 lloje të kësaj specie në natyrë







