Ballina Lifestyle Aktori i njohur dhuron veshkën e tij për një të huaj: Është...

Aktori i njohur dhuron veshkën e tij për një të huaj: Është diçka që nuk duhet menduar dy herë

110
0

Aktori i njohur Jesse Eisenberg, i cili njihet për rolet e tij në filma si The Social Network dhe Now You See Me, ka bërë një veprim që po frymëzon shumë njerëz. Ai ka zbuluar se do të dhurojë një nga veshkat e tij për një person të panjohur, një akt altruist që ai e quan “një vendim i thjeshtë”.

Në një intervistë për emisionin Today, aktori tha:

“Në fakt, do ta dhuroj veshkën time pas gjashtë javësh… është një dhurim altruist. Jam shumë i emocionuar ta bëj këtë.”-u shpreh aktori i njohur.

Eisenberg shpjegoi se dhurimi altruist nënkupton t’i japësh një organ një personi që nuk e njeh, thjesht për ta ndihmuar atë të mbijetojë. Ai theksoi se procesi është “thelbësisht pa rrezik dhe i domosdoshëm” dhe se shumë njerëz nuk e kuptojnë sa shumë mund të ndryshojnë jetë me një gjest të tillë.

“Mendoj se njerëzit do ta kuptojnë që është një vendim i thjeshtë, nëse ke kohën dhe dëshirën për ta bërë,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të HRSA, në Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka rreth 90,000 njerëz që presin një transplant veshke, gjë që e bën aktin e aktorit edhe më domethënës.