Ballina Politika Arlind Qori i përgjigjet Veliajt: “Nuk kam ndërmend të vjedh, nëse çmendem...

Arlind Qori i përgjigjet Veliajt: “Nuk kam ndërmend të vjedh, nëse çmendem si ti, e pësofsha 100 herë më keq”

93
0

Kandidati i “Lëvizja Bashkë” për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku kryebashkiaku tha se beteja e tij është edhe në mbrojtje të kandidatëve të tjerë.

“Po sikur t’ia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit? Kjo është një betejë edhe për ta, që të mos krijohet precedent,” tha Veliaj para gjykatës.

Qori u përgjigj me ironi, duke u distancuar nga krahasimi i Veliajt:

“Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti!”

Qori theksoi se nuk e sheh veten në të njëjtin pozicion me Veliajt dhe se nuk ka ndër mend të ndjekë të njëjtën mënyrë qeverisjeje.