Ballina Aktualitet Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës/ Hetimi për aeroportin e Vlorës,...

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës/ Hetimi për aeroportin e Vlorës, u pyet për më shumë se 3 orë…

80
0

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka përfunduar sot marrjen në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi për rreth tre orë.

Sipas burimeve, Pacolli është thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit.