Ballina Politika Belinda Balluku shkon në Kryeministri/ Pas daljes nga SPAK, a pritet dorëheqja?

Belinda Balluku shkon në Kryeministri/ Pas daljes nga SPAK, a pritet dorëheqja?

143
0

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku është parë të futet në Kryeministri.

Nuk dihet nëse Balluku do të zhvillojë ndonjë takim, apo ka shkuar në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.

Balluku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Ajo akuzohet në lidhje me aferën e Tunelit të Llogarasë.