Ballina Politika Berisha denoncon skandalin: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje pa objekt...

Berisha denoncon skandalin: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret ‘shefe’

159
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me Belinda Ballukun.

Pamela Qirko, e cila sot ishte në cilësinë e avokates së Belinda Ballukut është regjistruar vetëm dje në QKB si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.

Denoncimi i Berishës ka ardhur pas një mesazhi të dërguar në faqen e tij në Facebook.

Pamela Qirko është motra e Belinda Ballukut dhe Altin Dumani e thërret ‘shefe’ pasi është ajo që i ka bërë vetingun.

Image

Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.

Pershendetje dr.

Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?

—-

Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.

Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!