Ballina Opinion Çfarë tregojnë demografia, ushqimi dhe muzika për të ardhmen e shqiptarëve?

Çfarë tregojnë demografia, ushqimi dhe muzika për të ardhmen e shqiptarëve?

72
0

Nga Irena Beqiraj 

Ndonjëherë ta deshifrosh realitetin, edhe parashikosh të ardhmen nga të dhënat e treguesve kryesorë ekonomikë, ku në qendër të këtyre të fundit mbetet PBB-ja, është si ta shikosh botën jo me sytë e atij që ka një ka një çekiç në dorë e cdo gjë i duket gozhdë.

Ka parametra të tjerë që tregojnë më shumë për të ardhmen e një kombi sesa thjesht statistikat ekonomike me të cilat janë mësuar të “mburren” qeveritë .Sipas Jacques Attali -së ka tre parametra që duhen studiuar kur përpiqemi të kuptojmë se ku po shkon një komb, edhe ato janë demografia, ushqimi dhe muzika.

1. Popullësi që plaket!
Megjithëse sot Shqipëria nuk është vendi më i moshuar në Europë, ajo po plaket jashtëzakonisht shpejt. Një tregues i kësaj dukurie është përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç. Në Europë, u deshën mesatarisht 26 vjet që ky raport të rritej nga 15% në 20%; në Shtetet e Bashkuara u deshën më shumë se 50 vjet.

Në Shqipëri të dhënat demografike tregojnë se mosha mbi 65 nga 5.5% që zinte në vitin 1990, sot zë rreth 16% të totalit të popullsisë. Ndërkohë që parashikohet se popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të arrijë në 26.4% në vitin 2050.

Përtej kostove e larta fiskale të plakja me ritme të shpejta të popullsisë janë njëra anë e problemit , do të çojë në një ekonomi më pak dinamike ku çdo rritje prej 10 për qind e popullsisë mbi moshën 65 e ndikon në uljen e PBB-në për frymë me rreth 5.5 për qind. Një e treta e këtij reduktimi vjen nga rritja e ngadaltë e punësimit; dy të tretat për shkak të ngadalësimit të produktivitetit të punës.

2. Ushqimi I kushtueshëm edhe oreksi që vjen nga uria!
Megjithëse qeveria duket shumë krenare edhe deklaron se pagat janë rritur shumë më shpejt sesa cmimet” siç në shembullin statistikor ka vetëm deputetët edhe ministrat.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Ky hendek në rritjen e çmimeve të ushqimeve edhe të ardhurave për frymë nuk i lejon 50 % te shqiptarëve të përmbushin më shumë se atë që një tjetër francez, Alexandre Dumas në librin e tij “Fjalori i Kuzhinës ” e quajti “Oreksi që vjen nga uria”. Ky lloj oreksi është pa pretendime, nuk bën bujë mjaftohet me një ushqim që e ngop.

3. Asnjë lajm i mirë edhe nga muzika!
Muzika tregon gjithçka rreth kreativitetit të një kombi : gëzimin e tij për jetën, revoltën e tij, marrëdhëniet midis njerëzve. Po ashtu ajo ka aftësinë unike për të ndezur imagjinatën e pjesës tjetër të botës për vendit ku ajo është krijuar.

Ndaj muzika nuk është thjesht një pasqyrim i kulturës, por edhe një paralajmërues i ndryshimit, një abstraksion paraprak i formës së gjërave që do të vijnë.

As në ketë parametër duket se nuk kemi gjasa për zhvillim. Ne jemi një komb ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër, apo koncerte.

Në këndveshtrimin publik artisti /artistja është vetëm një objekt. Suksesin në muzikë nuk e përcakton cilesia e muzikës qe artisti performon por gjinjtë e të ndenjurat e rrumbullakosura, buzët e fryra, facetat e bardha tek dhembët, veshja , edhe kengët që ofrohen kanë tekste vetëm me 10 fjalë edhe muzikën tallava.

Attali nuk beson në të ardhmen e kombeve si Shqipëria me një popullsi në plakje dhe/ose ushqimi tepër i kushtueshëm dhe/ose me muzikë të dobët e cila dëgjohet vetëm në tokën e tyre dhe jo nga kombet e tjera. Por ai është francez edhe shkruan për “Ekonominë e Jetës “.

Ndërsa në Shqipëri ofrohet Ekonomia e mbajtjes së Pushtetit” duke u përpjekur që shqiptarët të besojnë trukeve matematikore. Mjafton ta shprehin PBB -në e Shqiperisë në euro edhe mund të mburren se është rritur 3 herë. Po ta shprehin në lira turke, e ardhmja do të dukej 14 herë më e mirë !