Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime per vepra penale nga kanosja, vjedhja dhe...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime per vepra penale nga kanosja, vjedhja dhe mashtrimi

124
0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi mesditën e djeshme, në bulevardin “Josif Buda”, Kavajë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Sh., 90 vjeç, i cili më pas, ka humbur jetën, në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasen J. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, duke mos i kthyer paratë e marra borxh. Punohet për kapjen e 28-vjeçares.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. D., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 35-vjeçar;
-A. L., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 37-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 47 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), banues në Durrës, pasi dyshohet se ka rrezikuar kalimtarë, me sendet që ka hedhur nga ballkoni i banesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë shpallën në kërkim shtetasin B. I., 57 vjeç, pasi dyshohet se i ka dhënë bashkëshortes së tij, një celular që ka vjedhur në Gostivar. Celulari u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq vijon puna për kapjen e 57-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., banues në Kavajë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 34 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se ka mashtruar rreth disa punimeve në një banesë, për kryerjen e të cilave është paguar nga pronari i objektit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.