Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një shtetase amerikane i është prerë tubi i alkoolit të frenave të automjetit të saj.
Policia ka marrë nën hetim për këtë rast 21-vjeçarin nga Kopliku D.K.
Sipas burimeve, nga ky akt nuk raportohet që 46-vjeçarja amerikane të jetë dëmtuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
-D. K., 21 vjeç, banues në qytetin e Koplikut, pasi dyshohet se ka prerë tubin e alkoolit të frenave të automjetit (rulot), në pronësi të shtetases amerikane M. L., 46 vjeçe.
 
            