Pas dështimit të përpjekjeve për të formuar një qeveri nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Dhjetor. Vendimi u konfirmua pas një takimi të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nënvizoi nevojën e shpalljes sa më parë të zgjedhjeve për të shmangur krizat që dëmtojnë vendin. Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mbështeti këtë opsion, duke e konsideruar zgjedhjen rrugën e vetme për të dalë nga ngërçi politik.
I vetmi që dha një datë konkrete ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili propozoi 7 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk foli për mediat pas përfundimit të takimit.
 
            