Ballina Sport Lamin Jamal vuan nga e njëjta sëmundje si Mesi

Lamin Jamal vuan nga e njëjta sëmundje si Mesi

93
0

Superylli i Barcelonës, Lamin Jamal, po vuan nga një dëmtim kronik në ijë.

Ai u pa duke çaluar gjatë humbjes së fundit 2-1 në “El Clasico” ndaj Realit të Madridit. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmuesi vuan nga Pubalgia (dëmtim në zonën pubike).

Kjo gjendje bën që muskujt të bashkohen në zonën pubike duke shkaktuar shqetësim. Thuhet se drejtuesit e Barcelonës kanë frikë se gjendja mund të jetë kronike pa ndonjë mundësi shërimi.

Legjenda e klubit blaugran Lionel Mesi dikur kishe vuajtur nga po e njëjta sëmundje mirëpo e kishte menaxhuar përgjatë karrierës së tij pa ndikuar në performancë.