Meta ironizoi reagimin e Veliajt, duke shkruar: “Mos u habit o lal! Ka ardhur koha që të shijosh shpejtësinë dhe lehtësinë e qenies, me të cilën dikur ti vetë anashkaloje Këshillin Bashkiak dhe firmosje në emër të tij për inceneratorin e Tiranës.”
Postimi i plotë:
Erion Veliaj u shfaq i habitur dhe i shqetesuar, për faktin që Keshilli Bashkiak brenda një dite, ka miratuar 8 vendime për ta shkarkuar me urgjencë.
Mos u habit o lal! Ka ardhur koha qe të shijosh shpejtësinë dhe lehtesinë e qenies, me të cilën dikur ti vetë anashkaloje Këshillin Bashkiak dhe firmosje në emër të tij për inceneratorin e Tiranës.
 
            