Ballina Aktualitet Pacolli flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do...

Pacolli flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do bëhet më i bukur! Do veproj sipas vendimeve gjyqësore

71
0

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli foli për mediat në një prononcim të shkurtër pas daljes nga prokuroria e Tiranës, ku qëndroi për më shumë se 3 orë.

Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson shumë te vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim.

Ai u shpreh se aeroporti i Vlorës do të bëhet, duke theksuar se do të jetë “ndoshta më i bukuri”.

Sipas burimeve mediatike, Pacolli u thirr për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit