Ballina Kosovë Qeveria në detyrë e Kosovës mblidhet sot, në fokus ekonomia, buxheti dhe...

Qeveria në detyrë e Kosovës mblidhet sot, në fokus ekonomia, buxheti dhe mjedisi

62
0

Qeveria në detyrë e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, e cila pritet të nisë në orën 09:30.

Sipas mediave të Kosovës, kabineti qeveritar do të diskutojë disa çështje me rëndësi për vendin, duke përfshirë planifikimet buxhetore për vitin e ardhshëm, shpronësimet për interes publik dhe raportin mjedisor për vitin 2024.

Miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272);

Shqyrtimi i Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026;

Vendimi për shpronësimin e disa pronave në Prizren dhe Malishevë, për nevoja të institucioneve të sigurisë;

Aprovimi i buxheteve të komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për vitin 2025;

Prezantimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2024;

Të tjera çështje të ndryshme.

Mbledhja pritet të shërbejë për të avancuar proceset financiare dhe institucionale, si dhe për të adresuar prioritetet mjedisore për vendin.