Rrëzohet në Komisiomin e Ligjeve kërkesa e paraqitur nga opozita për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër.
7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë:
Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private.
 
            