Ballina Aktualitet Vranësira dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të premte

Vranësira dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të premte

70
0

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente, por me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë