Ballina Opinion Balluku, zonja nr.136, rruga që mund ta bëjë Ramën zotërinë nr.137

Balluku, zonja nr.136, rruga që mund ta bëjë Ramën zotërinë nr.137

114
0

Nga Basir Çollaku 

Balluku “zonja” nr 136 bën Ramën nr 137…

Janë bërë si të burgosurit pa emër. Qeveria duket si një institucion i vuajtjes së dënimeve, si 313, 302, 325. Thjesht një numër. Balluku, Zonja nr 136 Rama zotëria nr….
Zyrtarisht e pandehur. Njoftimi u bë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 , bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024, për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Dhe kjo është deri në këtë fazë të hetimit saktëson akuza. Duket se për hetimin po shfaqet dritë në fund të tunelit të Llogarasë, ndërsa për ministren ka gjithnjë e më shumë errësirë.

197 milion euro, herën e dytë nga 140 të parën. Mjaftojnë të dhënat për të mësuar se korrupsioni ka duart e gjata. Dhe akuzat në thellimin e hetimeve do të jenë më tepër. Këtu sigurisht është hetimi pasuror. Pastrim të produkteve të veprës penale. A do të ketë emra të tjerë në bashkëpunim?!
Eshtë thuajse e pamundur të shamngësh kryeministrin Edi Rama. Po përsëritet inceneratori. Aty Rama kishte firmosur kompaninë fantazme Struktura e Posaçme dështoi hetinin dhe nuk ngriti akuzë organizatë kriminale dhe nuk thirri për dëshmi KM firmëtar.

A do të ndodhë përsëri?!

Dyshoj.

Infrastruktura edhe energjia kanë marrë miliarda euro dhe abuzimet janë tej imagjinatës. Shumë të pandehur mliarda euro. Këto veprime i ekzekuton vetëm një organizatë kriminale. Prova e fakte ka me thes. Mos mendoni se edhe këtu do të akuzojnë Lefter Kokën e të rrëshkasin matanë. Tuneli i Llogarasë është firmosur në Turqi Aty ku Rama e Balluku u takuan me biznesmenët turq më pas të shpallur fitues në Tiranë. Aeroporti i Vlorës është zyrtarisht në hetim. Termocentralet bangladeshit të energjisë sërish në hetim. Rruga koncension Thumanë Kashar në hetim. Është rruga e Arbërit mbi gjysëm miliard dollarë. Nuk është Belinda Ballku e vetme kjo dosje. Është fasoneria e Edi Ramës. Me porosi. Një ministër shprehej mes miqsh para pak kohësh.. “Ju kujtoni se ne bëjmë namin. Po nuk japim dot as një tender edhe 1 milionë euro pa e ditur Ai dhe pa qenë i kënaqur Ai..” Ndaj prokurorët nuk e mbyllin dot dosjen “Balluku” pa marrë në pyetje KM.
A mund të pendohet zonja nr 136?!

Vështirë. Thuajse e pamundur. Ajo mund të kërcënojë. Shefin e saj dhe emra të tjerë prodhues të rrezikut burg për të sipas provave penale që kanë. Përpjekja e parë ishte dje. Me kurthin e tentuar kur motra e saj, Pamela Qirko, shkoi gjoja si avokate pa një dokument të prezantuar si e tillë. Ndonëse ende ka një marrëdhënie me funskionet publike. Aq më tepër si ish-drejtuese e vetingut të Shkallës së Parë për tre vite. Si pothuaj Gjyqtare, siç ishte statusi vlerësuesve, ka qenë në trupën e marrjes së vendimit për prokurorin Dritan Prençi. Përgjimet, telefonat e zbërthyer nëpër aplikacione, duke shtuar enkriptimet nga sky-enchro të aktorëve në hetim, sjellin fakte dhe emra të tjerë të rëndësishëm në këto dosje. Masë.sigurie duhet për shumë arsye. Standard dhe ekspozim ndsj cënimit të sigurisë së hetimit e provave. Trafiku i drogës ka fashikujt e tij po rreth episodeve. Shumë investime publike janë përdorur për të pastruar paratë e kokainës. Hetimet për zonjën me procedim nr 136, do të kenë fraksione të tjera. Deri një ditë të afërt. Kur ne do të marrim vesh se punët hetimore për t’u zbardhur plotësisht, do të mbërrijnë.te zotëria KM nr 137…apo..Struktura e Posaçme e ka thyer mitin se nuk ka të pandehur ngaqë janë në detyrë qeveritare të lartë. E nisën me Veliajn, Ballukun.

Ndaj Rama nuk do të gjendet i befasuar. Fundja ai vetë e di. Ndaj ka nisur një punë të re. Për çdo rast te ketë një shteg. Ka marrë rrugët si zëdhënës i Soros nëpër Evropë. Përpjekjet e prodhimit të kaosit politik për mandat presidenti 7 vjeçar, përkon ndoshta me ujdi senati për shpërblime përjetësie politike. Një model Erdogan. Sepse edhe tuneli i Llogarasë një deputet “erdogan” kishte fitues. Opozita duhet ta nxitojë e jo ta vonojë shkërmoqjen e tij. Opozita duhet të jetë frika e tij, jo supi i mbështetjes së tij. Paratë e dështuara për lobim amerikan, sepse atje ia kanë prerë dritat, ai do t’i harxhojë për rrëmujë të brendshme politike. Dhe shit-blerjet në pazarin tonë shkrepin shpesh. Ka jo pak opozitarë me lugë gati për çorbën e tij. Por Rama do të jetë i pandehur. As Rama nuk e ndalon dot këtë fat të gatuar prej atij vetë…