Një 67-vjeçar ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet për kërcënime ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ish-gruaja e shtetasit me inicialet K.L., ka kallëzuar në polici se 67-vjeçari e ka kanosur me sëpatë në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. L., 67 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e ka kanosur me sopatë, në banesë.”, thuhet në njoftimin e policisë.







