Ballina Kronika Marjan Kodheli që vrau të atin del para gjykatës: “Nuk jam unë...

Marjan Kodheli që vrau të atin del para gjykatës: “Nuk jam unë sulmuesi, por i sulmuar”. Gjykata ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin

101
0

Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin, Pjetër Kodheli, doli këtë të shtunë para Gjykatës së Durrësit për masë sigurie. Ai u shfaq i qeshur në kafazin e xhamtë, edhe pse i kishte marrë jetën babait të tij.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, 25-vjeçari shpjegoi momentin e ngjarjes: “E godita me thikë dhe u largova. Më pas u godita edhe me shufër hekuri.” Ai tha se me babain kishte pasur konflikte të vazhdueshme, sidomos pas vdekjes së gjyshes, kur kishte kërkuar të kishte kujdes me lekët. “I thashë jam këtu. Ai më kapi për fyti,” tha Marjan Kodheli, duke shtuar: “Nuk jam unë sulmuesi, por i sulmuar.”

Avokatja e tij kërkoi ekspertim psikiatrik për të saktësuar gjendjen mendore të 25-vjeçarit, i cili vitet e fundit kishte jetuar si emigrant jashtë vendit.

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në mesditë në fshatin Shkallnur.

Seanca u zhvillua sot nën masa të rrepta sigurie, ku i riu u shfaq fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur para gjykatës.