Ballina Sport Nisje e dobët e sezonit, klubi i Serie A largon trajnerin

Nisje e dobët e sezonit, klubi i Serie A largon trajnerin

74
0

Genoa ka larguar nga pankina Patrick Vieiran. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Genoa njofton se Patrick Vieira nuk është më trajner i ekipit të parë. Klubi e falënderon trajnerin dhe stafin e tij për punën serioze dhe profesionalizmin e demonstruar dhe i uron më të mirën në karrierë”, ka shkruar Genoa të shtunën.

Genoa nuk ka e nisur mirë sezonin, teksa renditet në vendin e fundit të klasifikimit, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.